E pyetën për Xabi Alonsonin, Van Dijk i del në mbrojtje Arne Slotit
Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve dhe pyetjeve që i janë bërë trajnerit Arne Slot në lidhje me Xabi Alonsonin, duke i cilësuar ato si mungesë respekti.
“Ta pyesësh Arne Slotin për Xabi Alonsonin ishte e padrejtë dhe e pahijshme”, ka deklaruar mbrojtësi holandez, duke theksuar se fokusi duhet të mbetet te puna që po bën aktualisht stafi teknik dhe skuadra, shkruan Indeksonline
Van Dijk pranoi se kritikat ndaj ekipit janë të kuptueshme, sidomos duke marrë parasysh performancat e sezonit të kaluar. “Kritika është e justifikuar nëse shikon atë që po bëjmë këtë sezon, veçanërisht bazuar në sezonin e kaluar. Ka qenë një pjesë e vështirë e sezonit për ne, por ai e ka menaxhuar shumë mirë situatën”, shtoi ai.
Deklaratat e Van Dijk vijnë në një moment delikat për Liverpoolin, teksa skuadra po përballet me presion dhe pritshmëri të larta. Megjithatë, kapiteni ka dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje për Arne Slotin, duke nënvizuar besimin e plotë të lojtarëve në drejtimin e tij./Indeksonline/

