21:41 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

E pyeti rreth Kosovës, Stoltenberg nuk ia kthen përgjigjen Vuçiqit

Një Serbi e fortë dhe më e fuqishme në aspektin e sigurisë nënkupton stabilitet në Ballkanin Perëndimor, është mesazhi që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë gjatë vizitës në Serbi.

Stoltenberg tha se partneriteti mes NATO-s dhe Serbisë është duke përparuar. Por kërkesa e presidentit serb ndaj sekretarit të NATO-s ka mbetur pa përgjigje, raporton Insajderi.

“Unë e pyeta atë, se përse jo vetëm që nuk po e zvogëlojnë praninë e tyre në Kosovë, por pse po vazhdojnë të kenë prani në një shkallë të pandryshuar”, ka thënë Vuçiq.

Pyetja e tij, ndonëse ishin në një konferencë të përbashkët me Stoltenberg, nuk mori asnjë përgjigje. Stoltenberg foli më shumë për atë sesi bashkëpunimi mes Serbisë dhe NATO-s duhet të rritet, ndërsa Vuçiq përkundër kësaj heshtje, ka falënderuar NATO-n dhe trupat e saj të KFOR-it kanë luajtur një rol të rëndësishëm për sigurinë e serbëve në Kosovë.