10:55 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

E qet gruan e tij në shitje, merr mbi 100 oferta 

Një njeri i quajtur Dale Leeks duke bërë shaka e ka postuar gruan e tij në shtije në eBay por postimi i tij u bë viral duke marrë afro 100.000 shikime brenda 24 orëve.

Përveç shikimeve, ai morë mbi 100 oferta, ku shuma më e madhe ishte 70.000 dollarë, transmeton Indeksonline.

“Fillimisht ajo mendoj se askush nuk do ta sheh. Kur shkuam për dark na bombarduan mesazhet nga të gjitha vendet e botës” tha Dale Leeks në një intervistë.

Dale po ashtu u shprehë se gruaja e tij e mori me shaka gjithë këtë situatë.

Përveç ofertave kishte komente nga më të ndryshme. Njëri kishte shkruar: “Jam i interesuar që të bëjë një ofertë. Mund të më tregoni se sa pronar ka pasur më herët” , ndërsa një tjetër i kishte shkruar duke i thënë nëse mund të vinte të ja bënte një test të vozitjes. /Indeksonline/