75 Mall Live Search
13:34 / E Premte, 21 Janar 2022 / B O

E-Qeverisja, Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Estoninë

Në kuadër të procesit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për digjitalizimin e shërbimeve komunale, Ministri Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Akademinë për E-Qeversije të Republikës së Estonisë.

Kjo marrëveshje përbënë një hap shumë të rëndësishëm që garanton profesionalizëm, efikasitet dhe efektivitet në zhvillimin e platformës E-KOMUNAT.

Transparenca, llogaridhënia, përmirësimi i shërbimeve publike komunale, rritja e efikasitetit dhe e-qeverisja lokale mbeten prioritet i MAPL-së.