75 Mall Live Search
10:14 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

E quajti “budalla” – Weghorst po përpiqej t’ia zgjaste dorën Messit në momentin kur argjentinasi e ofendoi

Leo Messi është shfaqur shumë i nervozuar në prononcimin e tij pas ndeshjes.Ai ka pasur një problem me futbollistin e Holandës, Weghorst i cili ishte golashënuesi i golit të barazimit në sekondat e fundit të kohës së rregullte.

Megjithatë në një video të publikuar, Weghorst dukej se vetëm donte të qetësonte gjërat mes tij dhe Lionel Messi duke kërkuar që t’ia zgjatë dorën këtij të fundit.Si duket Messi nuk e ka kuptuar dhe ka vazhduar madje edhe duke e ofenduar.

“Kë po shikoni? Vazhdo ti budalla”, thotë Messi.