75 Mall Live Search
21:18 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

E quajti ‘I zi’ trajnerin Webo, UEFA dhe FIFA marrin vendim të rëndë për gjyqtarin rumun

Gjyqtari rumun Sebastian Coltescu papritmas është bërë figura më e famshme në shtetin e vet, por jo vetëm.

Të martën mbrëma, ai fyu në baza racore ndihmës trajnerin e Istanbul Bashakshehirit, Pierre Webo duke e quajtur ‘I zi’.

Të revoltuar nga kjo ngjarje e shëmtuar, futbollistët e ekipit turk dhe ata të Paris Saint Germainit e lëshuan fushën, duke mos pranuar që të vazhdojnë ndeshjen me këtë gjyqtar, shkruan Indeksonline.

UEFA u detyrua që të ndërrojë gjyqtarët dhe takimi vazhdoi nga minuta e 15-të të mërkurën.

Gazeta spanjolle ‘El Pais’ përmes burimeve të saj ka mësuar se UEFA dhe FIFA tashmë kanë marrë vendim që gjyqtari Coltescu të mos referojë kurrë me në garat evropiane.

Vendimi pritet të publikohet javën e ardhshme.

/Indeksonline/