E quajti ish-bashkëshortin vëlla, meshkujt tallen me balerinën shqiptare duke i thënë motër (Foto)
Ndarja e çiftit të famshëm shqiptar, Albi Nako dhe Klaudia Pepa ishte një befasi për shumë kënd. Pasi që ata jo vetëm që i lidhte dashuria për baletin, por edhe na shfaqeshin tejet të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.
Arsyeja ndarjes së çiftit ishte pikërisht zhvendosja e Klaudias në Itali, shtet ku edhe po korr suksese. Derisa Albi pati thënë se kishte vendosur që të rri me prindërit në Tiranë dhe ta lë bashkëshorten e tij t’i përkushtohet karrierës së saj.
Mirëpo kjo e fundit në një intervistë e pati quajtur vëlla ish-bashkëshortin e saj vëlla dhe e falënderoi për të gjitha gjërat që ka bërë për të.
Ndërsa tani janë fansat, ata të gjinisë mashkullore që në fotografitë provokuese që poston balerina, e quajnë atë motër./Indeksonline/