18:01 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

E quajti lojtar me ”defekte”, Milani vendosë për të ardhmen e Bakayokos

Dështaku i Chelseat, Tiemoue Bakayoko mund të detyrohet të largohet nga Milani drejt ”Stamford Bridge” pasi Milani pritet ta ndërprejë huazimin e tij.

Mesfushori francez iu bashkua gjigantit milanez në një marrëveshje huazimi për një sezon në verë, por kjo marrëveshje mund të ndërpritet në janar.

Ish-anëtari i Monacos i kushtoi Chelseat 40 milionë funte në verën e vitit 2017, por pas dështimit u huazua te Milani, ku i ka edhe gjashtë ndeshje mundësi ta dëshmojë veten, transmeton IndeksOnline.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso duket se nuk është aspak i kënaqur me punën e 24-vjeçarit dhe se nuk e ka në planet e tij për në vazhdim të sezonit.

”Bakayoko duhet të mësojë se si të luajë me topin. Duhet të jemi korrekt. Dhe nuk do të jetë aspak e lehtë”.

”Një javë nuk mjafton që t’i eliminojmë defektet e lojtarit. Do të preferoja që të menaxhoja lojtar më të vjetër dhe më me përvojë”, kishte thënë Gattuso disa ditë më parë./IndeksOnline/