21:14 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

E quan mbrojtsin e majtë më të mirë në botë

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri e ka lavdëruar mbrojtësin e tij, Marcos Alonso pas fitores, 2-0 ndaj Borunemouthit.

Lojtarët e Sarrit e mirëpritën Bournemouthin në ”Stamford Bridge” për të vazhduar me ecurinë e fitoreve.

Goli i Pedros dhe i Hazardit pas një kombinimi perfekt me Alonson i dhuruan fitoren ”Të Kaltërve”, transmeton IndeksOnline.

Dhe trajneri italian e lavdëroi mbrojtësin spanjoll, duke e quajtur si mbrojtësin e majtë më të mirë në botë.

”Unë mendoj se Alonso në pozicionin e tij, është më i miri në botë. Ai ka top cilësi, por ai mund të përmirësohet në aspektin defanziv”, tha Sarri./IndeksOnline/

Eden Hazard & Marcos Alonso