75 Mall Live Search
12:44 / E Premte, 26 Shtator 2025 / H F

E re në politikë, por me profil premtues: Kush është kandidatja me numrin 54 në Prishtinë?

Pelloponeza Jakupi është një emër i ri në skenën politike, por me një profil premtues. E lindur dhe rritur në kryeqytet, ajo është studente e dalluar në UBT.

Nga radhët e AAK-së, përfaqëson një brez të ri të të rinjve që synojnë të sjellin ndryshim përmes dijes, përkushtimit dhe vullnetit për të kontribuar në zhvillimin e një Prishtine më të drejtë dhe funksionale.

Jakupi mban numrin 54 nga lista e AAK-së (174).

Me një fokus në përmirësimin e shërbimeve komunale dhe përfaqësimin e zërit të të rinjve, Jakupi thekson rëndësinë e përfshirjes aktive të gjeneratës së re në proceset vendimmarrëse.