75 Mall Live Search
18:49 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / H F

E refuzoi për në trajnim, Ermal Mamaqi reagon pas deklaratës që bëri bujë të aktores Ema Andrea

Në një intervistë të fundit në emisionin “Goca dhe Gra”, Ermal Mamaqi foli për projektet dhe aktivitetet që po zhvillon, përfshirë trajnimet motivuese që ai organizon rregullisht. Gjatë bisedës, aktori dhe producenti i njohur iu drejtua panelistes Ema Andrea me një ftesë për t’u bërë pjesë e një prej këtyre trajnimeve.

Mirëpo, aktorja refuzoi me edukatë, duke shpjeguar se aktualisht është e angazhuar me projekte të tjera që kërkojnë gjithë vëmendjen e saj.
Ky moment u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media, ku shumë portale e kthyen në një nga temat më të diskutuara të ditës.

Pas jehonës që mori episodi, Mamaqi reagoi përmes një videoje në TikTok, duke sqaruar se nuk e kishte marrë aspak personalisht refuzimin e aktores. Ai theksoi se “ka shumë miq të afërt që nuk kanë marrë pjesë në trajnimet e tij” dhe se për të, gjërat e tilla duhen parë me qetësi dhe humor.

Në fund, komediani u shpreh se vëmendja e tij mbetet tek puna, pasioni dhe zhvillimi i projekteve të reja, pa u ndalur në polemika mediatike.