75 Mall Live Search
14:11 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

E reja e presidentit historik publikon një letër të Rugovës, tregon diçka interesante!

Blerina Kllokoqi, e reja e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, njëherësh bashkëshortorja e Ukës, ka publikuar një dorëshkrim të rralë të presidentit Rugova.

Ajo tregon se si Rugova kishte bërë një përmirësim të një letre.

Postimi i plotë:

Një dorëshkrim i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me rastin e vizitës së Dr. Otto von Habsburg më 18 Shtator 2004 në Prishtinë.

Çfarë bie në sy?!?!?

Përveç mirënjohjes që Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova shpreh për miqtë e Kosovës ministrin austriak Z. Alois Mock dhe Dr. Otto von Habsburg, bie në sy një detaj i vogël por shumë domethënës për personalitetin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova e përmirëson emrin e shënuar “Priština” në letrën e paraprintuar dhe e korigjon atë vetë me dorëshkrimin e tij në “PRISHTINA”. Ai ishte entuziast dhe adhurues fanatik i ndërkombëtarizimit edhe te shkronjave, fjalëve e shprehjeve shqipe.

Lavdi jetës, punës dhe veprës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova!