E reja nga Fushë Kosova në gjendje të rëndë, dyshohet se ra nga lartësia – Flasin nga Emergjenca

Një vajzë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një banese në Fushë Kosovë. Pacientja ka përfunduar në gjendje të rëndë në Emergjencë në QKUK.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka thënë për IndeksOnline se vajza është pranuar në gjendje të rëndë dhe i është nënshtruar një operacioni.
Ai ka thënë se trajtimi i saj po vazhdon në Mjekimin Intenziv Qendror.
“Është pranuar në Qendrën Emergjente, gjendje e saj ka qenë e rëndë, pas ekzaminimeve të kryera, është dërguar për intervenim në sallë operative të QE nga ekipa e anestezionit, ortopedisë dhe neurokirurgjisë, vazhdon trajtimin në MIQ dhe gjendja e saj është e rëndë. E kyçur në aparaturë me frymëmarrje të asistuar”, ka thënë Syla. /IndeksOnline/