E reja shtatzënë vdes gjatë intervistës së punës/ Mbytet nga flokët e saj të gjatë tek makineria e fabrikës

Fat tragjik ka pasur një 21-vjeçare shtatzënë, e cila humbi jetën gjatë një interviste pune.
Teksa punëdhënësi i tregonte makineritë në fabrikë, flokët e saj u ngatërruan rreth makinerisë dhe më pas rreth qafës së saj.
21-vjeçarja Umida Nazarova, donte të punonte dhe kishte dorëzuar CV-në e saj në fabrikën Svarmet në Borisov, Bjellorusi.

Kjo fabrikë prodhon tela saldimi dhe elektroda. Menaxherët po e prezantonin me fabrikën kur papritur ndodhi ngjarja.
Gjatë vizitës në fabrikë, flokët e saj të lëshuara papritmas u kapën në një makineri dhe u mbështollën rreth qafës.