E rëndë: 16-vjeçari që vdiq mbrëmë në Bjeshkët e Junikut është nga Istogu

Një 16-vjeçar ka vdekur mbrëmë në bjeshkët e Junikut.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se 16 vjeçari i vdekur është nga Istogu.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rasti është iniciuar si Hetim mbi vdekjen”, ka thënë Gashi.