21:00 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E rëndë, 57-vjeçarja në Fier i jep fund jetës në sallën e bagëtive

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier.

Ditën e sotme rreth orës 16: 05 në fshatin Sektor-Seman, Fier, dyshohet se është vetëvarur pranë banesës së saj (në kasollen e bagëtive).

Burime për albeu.com bëjnë me dije se viktima është Esma Shabani 57 vjeçe.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.