75 Mall Live Search
18:10 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / OSH

E rëndë/ Bashkimi u qëllua për vdekje në prani të gruas dhe fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Novosellë të Pejës.

Bashkim Brahimaj dyshohet se u qëllua për vdekje nga djali i axhës së tij, Faton Brahimaj me AK47, raporton IndeksOnline.

IndeksOnline mëson se ngjarja tragjike ndodhi para syve të gruas dhe famijëve të viktimës.

E gjithë ngjarja mësohet se ndodhi për pronë, më saktësisht për një rrethojë.

Konflikti mes Bashkimit dhe Fatonit mësohet se nisi para disa ditësh.

Të gjitha njësitë relevante edhe më tej vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë që Njësi të Specializuara të Policisë së Kosovës janë në kërkim të dorasit./IndeksOnline/