“E rëndë gjendja”, dueti i Mozzik dhe Kidës drejt finalizimit

Mozzik shumë shpejti pritet të publikoj albumin më të ri, për të cilin ka nisur punën prej kohësh.
Përveç këngëve solo, në këtë album do të përfshihet edhe një duet me Kidën, i cili do të jetë i dyti për dy artistët.

Kënga e Kidës dhe Mozzik është në fazën e finalizimit dhe xhirimet për videoklipin tashmë kanë filluar.
Në një postim që kanë shprëndarë Mozzik dhe producenti Mixey e kanë përshkruar këngën si “e rëndë gjendja”.
Ndërkohë, adhuruesit e shumtë të dyshes presin me padurim publikimin e këngës e cila nuk ka dyshime që do të jetë super hit./Indeksonline/