75 Mall Live Search
11:38 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / SH

E rëndë, gjykatësi i njohur kosovar i jep fund jetës në Skënderaj

Gjykatësi mbikqyrës i Gjykatës Themelore Mitrovicë, dega në Skënderaj, Avdullah Mecinaj dyshohet se i ka dhënë sot fund jetës, duke kryer vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Klinë të Epërme të Skënderajit. 65-vjeçari në rrethana të panjohura dhe për arsye të paditur dyshohet se ka kryer vetëvrasje në fshatin e lindjes.

Mecinaj ka ushtruar pozitën e gjyqtarit për shumë vjet në Gjykatën Komunale në Skënderaj dhe Mitrovicë./Indeksonline/