Tenton të vetëvritet, një grua – mbeti shtatzënë me të fejuarin

Një grua para dy ditësh ka tentuar të vetëvritej, duke konsumuar sasi të madhe barnash.
Ky veprim i saj erdhi si pasojë e shtatzënësisë së padëshiruar me të fejuarin e saj.
Rasti ka ndodhur në Prizren, shkruan IndeksOnline.
Çifti është përcjellë në stacionin policor me ç’rast janë intervistuar.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, që të dytë janë liruar me procedurë të rregullt.
“Prizren 14.09.2020 – 19:20. Është raportuar se viktima femër kosovare ka tentuar të vetëvritej, duke konsumuar sasi të tepruar të barnave. Sipas viktimës, motivi ishte për arsye se ajo kishte mbetur shtatzënë me të fejuarit e saj të dyshuarit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti kalon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/