75 Mall Live Search
19:46 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / Burim

E rëndë: I riu afrikan përdhunon dy gra në një stacion autobusi pranë Romës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stacion autobusi në Via Prenstinë, Romë të Italisë.

Një 26-vjeçar është arrestuar nga autoritet italiane për përdhunim e dy grave, një 60-vjeçare dhe një 44-vjeçare. Autori është nga Gabmia e Afrikës së Jugut dhe ka leje qëndrimi të vlefshme, pasi i është dhënë mbrojtje ndërkombëtare. Emri i tij nuk është bërë ende i ditur.

44-vjeçarja dëshmoi para policisë ngjarjen. “Më kërkoi një cigare, pastaj më tërhoqi zvarrë në një rrugicë pas Via Prenestina dhe më përdhunoi mbi një grumbull mbeturinash”, tha 44-vjeçarja.