15:56 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

E rëndë. Iku në Gjermani për jetë më të mirë, ditën e parë të punës gjen vdekjen

Hajdin Thaqi nga fshati Llapushnik i Komunës së Drenasit me 23 prill mori rrugën për në Slloveni, e prej aty në Gjermani, një shpresë për jetë më të mirë.

Por,  shpresa për një jetë më të mirë iu shua përfundimisht dje, në ditën e parë të punës, ku ai duke punuar në ndërtimtari, tragjikisht edhe vdes, transmeton Indeksonline.

I ndjeri punonte që një kohë në një restorant në Drenas, por, që këtë punë e la për një pagë dhe jetë më të mirë jashtë vendit.

Familja është tronditur nga vdekja e Hajdinit, derisa ende nuk dihet se kur do të kthehet trupi i pajetë në Kosovë.

I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë./Indeksonline/