75 Mall Live Search
19:48 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / H F

E rëndë, ky është shoferi që vdiq sot në vetaksidentin në Jabllanicë

Është identifikuar personi që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi sot pasdite në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Bëhet fjalë për Cen Ibish Brahimajn, rreth 60 vjeç.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se rreth orës 15:50 është raportuar një vetaksident trafiku, në të cilin dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

“Si pasojë e aksidentit, ngasësi, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Ndërkohë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të sakta që çuan në këtë ngjarje fatkeqe.