75 Mall Live Search
14:20 / E Hënë, 01 Maj 2023 / mp

E rëndë në Shkup! Dy të mitur abuzojnë me 8 vjeçaren

Dy fëmijë të moshës 10 dhe 11 vjeç kanë abuzuar seksualisht me një 8-vjeçare në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediave maqedonase ata e kanë regjistruar momentin në celularët e tyre dhe më pas ua kanë dërguar miqve.

Fatmirësisht videoja nuk është publikuar në rrjetet sociale.

Ka qenë nëna e fëmijës së dhunuar që denoncoi menjëherë rastin në komisariatin e Bitpazarit.

Janë marrë masa menjëherë dhe në komisariat është realizuar intervistë me të miturit dhe me prindërit.

Rasti është dorëzuar në prokurori një denoncim përkatës.

“Materialet janë nën kompetencën e Prokurorisë Themelore Publike dhe Qendrës për Çështje Sociale”, tha Toni Angelovski, zëdhënës i MPB-së.