E rëndë në Fier/ Kryen marrëdhënie sek*uale me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim 30-vjeçari, e pësojnë edhe dy të mitur

Është shpallur në kërkim nga policia e Fierit një 30-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Ka nisiur edhe procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në prokurori, u nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.