75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

E rëndë/ Në njërën prej klinikave në Kosovë, trupi i pajetë lihet mbi 5 orë në dhomë me pacientët e tjerë

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sot në QKUK.

Në njërën prej dhomave me plot pacientë është lënë trupi i një personi të vdekur, prej mbi 5 orësh.

Indeksonline mëson se rasti në fjalë ka ndodhur pikërisht në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK.

Sipas një dëshmitari në vendin e ngjarjes askush nuk është marrë me këtë kufomë, transmeton Indeksonline.

Indeksonline ka tentuar të marrë përgjigje nga Klinika, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur.

“KOSOVA JONE E KALBUN MIQ!Qe 5 ore kufoma n’dhome me plote paciente te tjere aty, kerkush nuk meret me kete pune!Mos lypni viza miq, po kapni koferat lshojeni kete ven sa ma shpejte qe keni mundesi!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./Indeksonline/