E rëndë në Përmet, njerku polic dhe kolegu i tij abuzojnë seksualisht me të miturën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një 16-vjeçare është abuzuar seksualisht nga njerku i saj me detyrë oficer policie dhe nga një tjëtër efektiv policië në Tepelnë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar njerkun e të miturës Pajtim Baka si dhe ka shapllur në ëkrkim oficerin e policisë Artur Ago, i cili është larguar ditën e djeshme në drejtim të Greqisë.
Policia njofton se ngjarja e rëndë u zbulua pasi në rrjete sociale po qarkullonin mesazhe shantazhuese për një histori intime mes 16-vjeçares dhe policit të Tepelenës Artur Ago.
Sipas policisë, vajza e mitur e nxitur nga i dashuri i saj dhe shoku i tij kanë shantazhuar punonjësin e policisë së Tepelenës duke i kërkuar një shumë monetare prej 10 milion lekësh të vjetra si këmbim për të mos publikuar një video intime të tij, e regjistruar me aparat telefonik.
Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i policisë njerku i shtetases së mitur prej disa vitesh ka pasur lidhje intime.
Policia ka ndaluar gjithashtu edhe të dashurin e 16-vjeçares dhe shokun e tij./Indeksonline/