E rëndë në Shkodër, vritet me armë zjarri një 61-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër mbrëmjen e sotme, ku një person ka vrarë me armë zjarri një 61-vjeçar.
Krimi ka ndodhur rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë. Ka qenë shtetasi me iniciale N.M., i cili vrau 61-vjeçarin P.P.
Nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje. Sakaq, po punohet për kapjen e autorit nga ana e uniformave blu.
Një grup hetimor është ngritur gjithashtu për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
“Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes“, njofton policia.