75 Mall Live Search
08:29 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

E rëndë në Shqipëri, nëna 20-vjeçare ndërron jetë pas lindjes së foshnjës

Një vajzë e re 20-vjeçare nga fshati Zhulat ka humbur jetën gjatë natës në spitalin e Gjirokastrës. Mësohet se e reja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, është paraqitur në maternitet me dhimbje dhe është përkeqësuar pas lindjes së foshnjës.

Ndërkohë, që rreth orës 03:30 është futur në reanimacion. Sipas mjekëve, foshnja ka qenë në një pozicion kryq, çka ka shkaktuar probleme te 20-vjeçarja.

Megjithatë, ende nuk janë qartësuar rrethanat e vdekjes dhe pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërsa familjarët e viktimës thanë se ajo nuk kishte shfaqur probleme.