75 Mall Live Search
19:10 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / MSH

E rëndë në Shqipëri: Vetura përplas për vdekje një 2-vjeçar

Një 2-vjeçar është aksidentuar për vdekje në qytetin e Kamzës.

Policia thotë se fëmija është përplasur nga një automjet në rrugë duke e lënë fillimisht të lënduar.

Familjarët menjëherë e kanë transportuar të miturin  për ndihmë në Spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.