75 Mall Live Search
09:37 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

E rëndë në Skrapar, fëmija 2 vjeç bie në gropën ku po zihej rakia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Skraparit. Një fëmijë vetëm 1-vjeç e gjysëm ka rënë në gropën e rakisë në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Therepel të rrethit të Skraparit.

Mësohet se fëmija 1-vjeç e gjysëm, me inicialet E.M,ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka shkarë dhe është rrëzuar në gropën ku babai i tij po ziente rakinë.

Si pasojë fëmija i mitur ka pësuar djegie të rënda dhe fraktura të shumta në të gjithë trupin.

Ngjarja aksidentale ka tronditur jo vetëm familjarët e djalit por të gjithë banorët e fshatit Therepel, të cilët kanë ndihmuar familjen për ta transportuar fëmijën drejt Spitalit të Skraparit.

Largësia e madhe e fshatit me Skraparin ka bërë që fëmija të mbërrijë në duart e mjekëve në gjendje kome.

Mjekët e Spitalit të Skraparit e kanë transportuar të miturin me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, duke deklaruar se gjendja e fëmijës ishte mjaft kritike.