E rëndë, një 16-vjeçare, nga Vushtrria, u dhunua seksualisht dhe mbeti shtatzënë

Gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës, është raportuar për një rast dhunimi në një fshat të Vushtrrisë.
Burime të IndeksOnlinet bëjnë njoftojnë se bëhet fjalë për një të mitur, 16 vjeçe, e cila ka mbetur shtatzënë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Avni Zaiti, zëdhënës në Policinë e Kosovës, për rajonin e Mitrovicës.
“Po rasti është inicuar dje. Ka dyshime konkrete për dhunim dhe hetimet për rastin në fjalë kanë nisur. Ka elemente të dyshimit se viktimë e dhunimit është një e mitur”, ka thënë ai për IndeksOnlinen.
Vlen të përmendim faktin se kohët e fundit, dukshëm është rritur numri i rasteve të dhunimit në vendin tonë./IndeksOnline/
/Foto ilustrim/