E rëndë, publikohen pamjet e trupit të pajetë të Liam Payne-t

Ndarja tragjike nga jeta e ish-yllit të “One Direction”, Liam Payne, tronditi botën e muzikës, me këngëtarin që u hodh nga kati i tretë i një ballkoni në një hotel në Buenos Aires.
Së fundmi, në rrjet ka nisur qarkullimi i fotove të bëra të trupit të pajetë të 31-vjeçarit.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetin Telegram, teksa pak kohë më parë një pjesë e këtyre fotove që konfirmonin se trupi ishte Payne-t u shpërndanë dhe nga disa media të tjera të njohura në botë.