75 Mall Live Search
11:37 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / L K

E rëndë, sportisti kinez humb jetën gjatë garës (Pamje)

Një sportis i talentuar kinez ne sportin e badmintonit ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje në Kampionatin Aziatik të Badmintonit për të Rinj në qytetin indonezian të Yogyakarta.

Zhang Zhijies papritur i ra të fikët, më 30 qershor gjatë ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të turneut.

Organizatorët raportuan se pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të shpëtimit nga ekipi kinez dhe stafi mjekësor i turneut, Zhang vdiq në një spital në orën 23:20 me orën lokale.

Ngjarja ka gjeneruar kritika dhe debate në rrjetet sociale të gjigantit aziatik në lidhje me efektivitetin e përgjigjes mjekësore gjatë ngjarjes./Indeksonline/