E rëndë, studentja kosovare ndërron jetë në Itali, po merrte rrugën për Kosovë!

Studentja kosovare, Donika Nikollbibaj ka humbur jetën në Itali.
E reja nga Gjakova kishte marrë rrugën për Kosovë, por që rrugëtimi për në aeroport doli të jetë tragjik për të.
Donika u aksidentua rrugës për në aeroport duke humbur jetën në aksident trafiku.
Indeksonline mëson se Nikollbibaj sapo kishte përfunduar studimet në Universitetin e Veronës.
Madje para pak ditësh aji kishte nënshkruar kontratën e punës dhe po bëhet gati për një mision të ri në jetë.
Indeksonline i shpreh ngushëllime familjes Nikollbibaj për humbjen e vajzës në lulet e rinisë./Indeksonline/