75 Mall Live Search
15:57 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / Gj. Sh

E rëndë! Trupi i TikTok-eres 19 vjeçe gjendet i copëtu*r në një qese, ja për çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse është raportuar nga kryeqyteti i Perusë, Lima, ku punëtorët pranë impiantit të trajtimit të ujërave “La Atarjea” kanë gjetur trupin e pajetë të një vajze 19-vjeçare, e futur në qese.

Viktima është identifikuar si Fabiola Alejandra Caicedo Pina, një e re e njohur në rrjetin social TikTok, e cila ishte shpallur e zhdukur prej disa ditësh. Policia arriti të konfirmojë identitetin e saj falë disa tatuazheve dalluese.

Sipas autoriteteve, shkaqet e vdekjes ende mbeten të paqarta, por ekzistojnë dy pista kryesore që po hetohen. Njëra prej tyre lidhet me dyshime për përfshirjen e mundshme të të resë në rrjete të paligjshme që veprojnë në rajon, ndërkohë që kohët e fundit janë shënuar disa raste të ngjashme me gra të reja të gjetura të pajeta në Lima dhe në afërsi të lumit Rimac.

Pista tjetër heton mundësinë e një veprimi të dhunshëm në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e ish-partnerit të saj, Mayner Yoffrey Giménez Castrillo, i cili ndërroi jetë në vitin 2022 në rrethana të paqarta. Fillimisht u dyshua për dhunë fizike ndaj tij, por më vonë u hapën pista të tjera që sugjeronin vetëlëndim.

Autoritetet dyshojnë se mbrëmjen para humbjes së jetës, Caicedo është larguar me forcë nga një ambient festiv, ndërsa gjurmët e konstatuara në trupin e saj sugjerojnë trajtim të dhunshëm. Besohet se më pas trupi është hedhur në lumin Rimac dhe ka përfunduar pranë impiantit ku u zbulua. Hetimet po vazhdojnë, përfshirë shqyrtimin e kamerave të sigurisë dhe marrjen në pyetje të personave që kanë qenë në kontakt me të renë, por deri tani nuk ka të ndaluar apo të dyshuar konkretë.