E rëndë, vdes një 17-vjeçar në një aksident në Mitrovicë, iu përfshi vetura nga zjarri

Sot rreth orës 05:40, në rrugën rajonale Prishtinë- Mitrovicë, më saktë në fshatin Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku i përfshirë ishte një automjet me targa vendi. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi që drejtuesi i automjetit nuk e kishte përshtatur shpejtësinë e lëvizjes se automjetit kushteve dhe fushëpamjes së rrugës, ku dyshohet se kishte humbur kontrollin mbi automjetin, kishte dalë jashtë rruge dhe rrokulliset poshtë urës, ku me pas automjeti ishte përfshirë nga zjarri.
Si pasojë e aksidentit, bashkudhëtari kishte arritur të dilte nga automjeti kurse shoferi mbetet brenda automjetit. Në vendngjarje përveç njësive policore ka dalë mjeku kujdestar, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e drejtuesit A.K. 17- vjeçar, kurse bashkudhëtari I.A., 20- vjeçar është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovice për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.