E rëndë: Viktima që sonte u vra në Nekovc ishte veteran i UÇK-së

Ngjarja që sonte ka tronditur mbarë vendin është vrasja e kryer në fshatin Nekovc të Drenasit, raporton IndeksOnline.
E viktima e cila u rrah e më pas edhe u vra, Qamil Demiri, ishte veteran i UÇK-së.
Për këtë lajm së pari kishte raportuar IndeksOnline, duke treguar tutje se vrasja ishte kryer nga djali i Shaban Sylës, i cili është i akuzuar në rastin “Bllaca 2”.
Se Demiri ishte veteran i UÇK-së dhe njeri i urtë e punëtor, e ka thënë Enver Dugolli, e që është bashkëvendës i Demirit, e që më parë kishte edhe poste publike.
Dugolli ka thënë se vrasja ishte keyrer pas një zënke krejtësisht banale, duke mos treguar detaje të tjera.
Njoftimi i tij i plotë:
Një lajm i rëndë sonte më tronditi.
Krisma armësh prishen qetësinë e fshatit tim. Bashkëvendasi im Qamil Demiri, veteran i UÇK-së, njeri i urtë dhe punëtor paska pësuar me jetë pas një zënke krejtësisht banale. Personat e dyshuar të vrasjes janë të njohur për probleme, jo vetëm nga popullata e kësaj ane, por edhe nga Policia, mirëpo kurrë nuk mund të besoja që mund të shkrepej armë mbi një njeri të tillë siç ishte Qamili.
Bashkëndjejë dhimbje të madhe për një humbje të tillë dhe ju shprehë ngushëllime familjes Demiri për këtë vdekje tragjike!
STOP dhunës dhe gangsterizmit!