18:11 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

E rëndë, vritet me armë zjarri 13 vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Vlorë, ku një 13 vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Fitore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se i mituri ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës.