E rëndë, vritet presidenti i skuadrës kolumbiane, pas humbjes kampionale

Klubi kolumbian i kategorisë së dytë Tigres FC ka njoftuar se presidenti i saj, Edgar Paez, u qëllua për vdekje pas humbjes së ekipit të tij të shtunën mbrëma.
Sipas raporteve të mediave lokale, 63-vjeçari Paez po udhëtonte me makinë në shtëpi me vajzën e tij pas një humbjeje në shtëpi ndaj Atletico FC kur u qëllua nga dy burra në një motoçikletë pranë stadiumit Metropolitano de Techo të Tigres në Bogota.
Vajza e tij mbeti e padëmtuar në sulm. Nuk dihet ende se cila është arsyeja e këtij sulmi makabër./Indeksonline/
Presiden klub sepakbola divisi dua Kolombia Tigres FC, Edgar Paez, ditembak mati. Insiden itu terjadi usai Tigres FC kalah 2-3 atas Atletico FC. pic.twitter.com/3HBolUYpx6
— detiksport (@detiksport) September 26, 2023