E respektojnë Vazquezin, shumica e lojtarëve marrin pjesë në ditën lamtumirëse

Lucas Vazquez pati një fjalim mjaft emocionues te Real Madrid. Mbrojtësi largohet nga madrilenët ku e nisi me akademinë, ndërsa “refuzoi” lamtumirën.
Vazquez pa të pranishëm edhe lojtarë si Lunin, Marcelo dhe Mbape. Ky i fundit la pushimet për të marrë pjesë në ceremoninë e shokut të skuadrës.
“Nuk do të them lamtumirë sepse Real Madridit tim kurrë nuk i them lamtumirë. Erdha këtu me një ëndërr, falë këtij klubi e plotësova.
Kisha privilegjin ta vishja këtë fanellë gjatë shumë viteve, ndava dhomën e zhveshjes me legjenda, jetova mbrëmje të paharrueshme, por mbi të gjitha isha shumë i lumtur”, u shpreh ndër të tjera Lucas Vazquez.
El DISCURSO COMPLETO de despedida de Lucas Vázquez.
— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) July 17, 2025
NO DIGAS NADA, SOLO DA RT 🥹🥹🥹❤️🩹 pic.twitter.com/eVt9eld4fi