E riktheu Burnleyn në Premierligë, Kompany kërkohet nga gjiganti anglez

Vincent Kompany, e nisi karrieren si menaxher një vit më parë dhe qysh në sezonin e parë arriti që Burnley ta inkuadrojë në Premierligë.
Pas këtij suksesi historik, tekniku belg është njëri prej tre kandidatëve kryesor për ta marr drejtimin e gjigantit angkez, Chelsea, shkruan IndeksOnline.
Blutë kanë shkarkuar trajnerin Graham Potter në fillim të prillit, dhe në vend të tij deri në fund të sezonit është emëruar, Frenk Lampard.
Sipas mediave, Kompany është njëri prej kandidatëve kryesor për ta marr drejtimin e Chelseas së bashku me Mauricio Pochettinon, derisa një trajner tjetër i paidentifikuar janë duke u konsideruar nga klubi i Premier League./IndeksOnline/