75 Mall Live Search
11:48 / E Diele, 03 Prill 2022 / LB

E rrahën 4 persona të veshur si policë, futbollisti i Lazios mbetet me pasoja

Raul Moro, futbollisti spanjoll i Lazios, ka rënë pre e një agresioni disa ditë më parë. Katër persona te veshur si policë e ndaluan.

Ata i morën makinën dhe sendet me vlerë, ndërkohë që dhunuan 20-vjeçarin dhe babanë e tij.

Të dy përfunduan në spital, por nuk kishin probleme. Moro, për shkak të goditjeve, kishte përfunduar me sy të nxirë.

Kjo u pa edhe në ndeshjen e djeshme të Lazio kundër Sassuolo, kur kamerat fiksuan futbollistin në stol.