18:26 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / OSH

E rrahën brutalisht dhe e grabitën pasi i prenë rrugën me makinë, shqiptari kallëzon rastin në policinë greke

Një emigrant shqiptar në Athinë të Greqisë është sulmuar brutalisht nga një grup personash me origjinë shqiptare dhe greke, të cilët më pas edhe e kanë grabitur.

30-vjeçari sqaroi se gjithçka ndodhi rreth orët 15:40 ditën e hënë, ku teksa po udhëtonte me motorin e tij, një makinë e tipi “Volkswagen” i preu rrugën.

Nga automjeti i bardhë, sipas shqiptarit doli një burrë trupmadh i zhveshur nga mesi e lart, i cili filloi ta qëllonte duke i kërkuar gjithçka që kishte me vete.

Në të njëjtin moment u shfaq edhe një makinë e dyte, e tipit “Smart” nga e cila dolën edhe dy persona të tjerë.

Shqiptari i kallëzoi policisë se sapo ata 2 mbërritën, e qëlluan në të gjitha pjesët e turpit duke folur në gjuhën shqipe dhe greke.

Autorët ende të paidentifikuar i rrëmbyen 2 varëse floriri, kuletën dhe çelësat e motorit dhe telefonin.

Shqiptari arriti të largohej duke vrapuar nga vendi i ngjarjes dhe menjëherë i është drejtuar policisë, për të kallëzuar ngjarjen.

Policia greke ka nisur hetimet.