E rrahën dhe ia dëmtuan veturën, arrestohen dy persona në Lipjan

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë në Lipjan pasi që kanë dëmtuar veturën e viktimës dhe më pas e kanë sulmuar edhe fizikisht atë.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00 në Lipjan, transmeton IndeksOnline.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rrasi është hapur për asgjësim apo dëmtim i pasurisë./IndeksOnline/