75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / k.v

E rrahën një person në Gjakovë, policia arreston të dyshuarit

Janë arrestuar dy persona në Gjakovë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një mashkull, transmeton IndeksOnline.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa me vendim të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar 102 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Rasti ka ndodhur të martën në mesditë, ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Hetimet përkitazi me ngjarjen janë duke vazhduar./IndeksOnline/