E rrahën taksistin, 3 të arrestuar në Klinë

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Klinë pasi ata dyshohet se me veturën e tyre e kanë sulmuar-aksidentuar veturën-taxi në të cilën ishin katër persona.
Sipas policisë, të dyshuarit e kanë rrahur taksistin, i cili ka pranuar edhe trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Mësohet se të përfshirët në këtë rast janë familjarë, ndërsa me urdhër të prokurorit është hapur rast për dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor.
Policia po vazhdon të merret me rastin./IndeksOnline/