75 Mall Live Search
08:57 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / P M

E rrahu dhe e dhunoi seksualisht gruan e tij, prangoset pejani

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në Pejë.

Atje, një burrë është arrestuar pasi që ai ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë dhe 27 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.