75 Mall Live Search
09:10 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / k.v

E rrahu fort me shkop druri, viktima përfundon në spital e i dyshuari në polici

Është  arrestuar një person në Han të Elezit pasi që i njëjti të mërkurën pasdite e ka sulmuar me shkop druri viktimën, mashkull.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 16 e 30 minuta në rrugën “Adem Jashari”, transmeton IndeksOnline.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është hapur ‘lëndim i rëndë trupor’.

I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa hetuesit po merren ende me rastin./IndeksOnline/