75 Mall Live Search
09:36 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / k.v

E rrahu gruan në Lipjan, lirohet në procedurë të rregullt

Është arrestuar një person në Lipjan për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij së cilës më pas i është ofruar trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet me procedurë të rregullt.

Dhuna në familje kishte shpërthyer të martën rreth orës 14 e 30 minuta./IndeksOnline/